13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Fluturoj me ‘economy class’, udhëtimet luksoze janë thjesht thashetheme

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në një bashkëbisedim me qytetarët akuzat për udhëtime luksi dhe jetën e tij personale.

Ai theksoi se që kur ka marrë detyrën, ka dalë vetëm 30 herë në restorante gjatë 12 viteve, shumicën e herëve me familjen. Rama tha se mund të rrijë pa ngrënë për mbi dy ditë dhe se ka një qëndrim të thjeshtë për ushqimin.

“Kush më njeh unë nuk punoj për të jetuar, por jetoj për të punuar. Që kur jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante, në 12 vjet të të them 30 herë në total, janë shumë. Nga këto 25 me familjen. Është sakrificë e madhe për familjen dhe fëmijët, por është kështu. Unë e shijoj një ushqim të mirë, por unë mund të rri pa ngrëne edhe mbi dy ditë, nuk e kam problem. Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është shumë pozitive për organizimin. Për mua është normale të ha vetëm një vakt, vetëm në darkë natyrisht në shpi. Këtu në drekë, te ajo tavolina prapa ma sjellin këtu pam pam.

Udhëtimet nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë do ti minimizojë me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune dhe jo qejfi. Më vjen zor dhe habitem ca kërkojnë këta njerëz kur flasin broçkulla, jo mori avionin privat, jo fluturime luksi. Unë të gjitha fluturimet private me familjen i bëj ekonomik si të gjithë të tjerat. Fluturimet e punës janë fluturime pune dhe janë shkurtim kohe.

Për më tepër me marrëveshjen që kemi për atë avion nuk shpenzoj asnjë lekë për shtetin. Për më tepër deri kur nuk ishte avioni, rregulli në qeverinë time ka qenë dhe mbetet, anëtarët e qeverisë nuk udhëtojnë me biznes. Përjashtuar rastet e fluturimeve në SHBA që janë shumë të gjata dhe është normale. Ca janë në Evropë, të gjitha në ekonomik.

Tani për ca flisni, si mund të merreni me këto muhabet pa lidhje, kot. Jetën e secilit nuk e di askush”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit