-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skenar i ri për përplasjen e anijes në Detin e Veriut

Kryesoret

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë refuzoi dje të përjashtonte mundësinë e një aktiviteti kriminal në lidhje me përplasjen në Detin e Veriut mes një anijeje mallrash dhe një cisterne.

Anija e mallrave Solong me flamur portugez, e cila transportonte cianid natriumi, përplasi cisternën e naftës Stena Immaculate, e cila po transportonte një ngarkesë vajguri për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, në orën 09:48 të ditës së djeshme duke shkaktuar një top të madh zjarri në brigjet e Yorkshire, Anglia veriore, në Detin e Veriut.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha uebsajtit detar gCaptain.com se mundësia e aktivitetit kriminal nuk është përjashtuar.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, ka spekulime se hakerë nga Rusia apo një vend tjetër armiqësor kanë nisur një sulm kibernetik ndaj Solong dhe e kanë kthyer atë në një “shtizë” kundër cisternës që transportonte karburant për forcat e armatosura amerikane.

Gjithsej 36 marinarë u shpëtuan nga dy anijet mes shpërthimeve, ndërsa kërkimet për një anëtar të ekuipazhit të zhdukur të Solong u pezulluan.

Siç njoftoi rojet bregdetare britanike gjatë natës, “kërkimi i gjerë” për të zhdukurin ka përfunduar, pasi ai “për fat të keq” nuk u gjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit