12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aleanca e Maqedonasve tërhiqet nga koalicioni me Berishën

Kryesoret

Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE) ka njoftuar tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Partia ka kërkuar që të hiqet nga regjistri i koalicionit pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kryetari i AMIE-së, Vasil Sterjovski, i është drejtuar zyrtarisht Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për këtë ndryshim.

Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit