-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE kërkon uljen e tensioneve para protestës së 15 marsit në Beograd

Kryesoret

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për uljen e tensioneve në Serbi, në prag të protestës të paralajmëruar për 15 mars në Beograd. Reagimi i BE-së erdhi pas paralajmërimeve për dhunë gjatë tubimit, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do të arrestohen ata që marrin pjesë.

BE-ja theksoi rëndësinë e lirisë së tubimit dhe të një shoqërie demokratike, duke kërkuar dialog të përfshirës dhe transparencë. Po ashtu, zyrtarët e BE-së dënuan dezinformatat dhe retorikën politike kundër Bashkimit Evropian.

Protesta e 15 marsit është organizuar nga studentët dhe grupe të tjera, të cilët kërkojnë përgjegjësi për aksidentin tragjik në Novi Sad dhe publikimin e dokumenteve të lidhura me ndihmën e ndërtimit të stacionit hekurudhor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit