Deputeti socialist Erion Braçe ishte i ashpër dje me ministrin Petrit Malaj, i cili nuk ishte i pranishëm në komisionin e Financave dhe Ekonomisë për të diskutuar për bujqësinë dhe tarifat mbi këtë sektor.
Braçe ka sqaruar se prioriteti i tij ka qenë gjithmonë të ndihmojë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe jo të bëjë llogari për pozitat politike. Ka theksuar se nuk e ka bërë këtë për karrige dhe as për listën, ku xhaketat e vjetra, Rama i la jashtë.
“Une i terbuar per listen? Shqetesimi im nuk ka qene kurre vetja, une, karriera ime, karrigia ime; POOOOO, KA QENE PUNA IME SI SHERBIM NDAJ NJEREZVE, PER VITE ME RRADHE FSHATI, BUJQESIA, POPULLI I FSHATIT E BUJQESISE, PUNA E TYRE, PRODHIMI I TYRE, EKONOMIA E TYRE DHE EKONOMIA E VENDIT KU AJO ESHTE PJESE JETIKE!
KY ESHTE TERBIMI IM DHE ARSYEJA E TIJ! Mbi te gjitha kur me genjejne!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.