Kievi ka pranuar propozimin amerikan për një armëpushim me Rusinë, që do të nisë një periudhë 30-ditore, pas një marrëveshjeje të arritur në Jeddah mes një delegacioni ukrainas dhe amerikan.
Reagimi nga Moska ka qenë i menjëhershëm: Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, theksoi se Rusia nuk do të bëjë kompromise që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve.
Ai përsëriti se Rusia nuk do të pranojë praninë e ushtarëve të NATO-s në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje paqeje përfundimtare.