Dy turistë francezë, të cilët kishin humbur orientimin në Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkuan ndihmë nga Policia.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit, nisën kërkimet dhe pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, turistët u lokalizuan dhe u dërguan në hotelin e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Shtetit vazhdon të ofrojë siguri për qytetarët dhe turistët duke garantuar ndërhyrje të shpejta në raste emergjente.