Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, Ilir Proda në fjalimin në konferencën e nivelit të lartë tha se policia në komunitet po jep fekte pozitive.
Proda u shpreh se përgjatë dy viteve, shifrat e turistëve dhe vizitorëve në Shqipëri i kanë kaluar 10 milionët dhe kjo është vetëm nga merita e policisë por edhe qytetarëve në përfshirjen e tyre për të parandaluar krimin.
Ai nënvizoi se policia në komunitet përbëhet nga tre elementët, si ndhma me qytetarët, ndryshimi organizativ dhe zgjidhja prtektive e problemeve.
Proda theksoi se programi suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet dhe ambasada suedeze kanë dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.