Në seancën e sotme të Gjykatës së Posaçme, përveç gjyqit të kryebashkiakut Erion Veliaj, u morën në shqyrtim edhe drejtorët e bashkisë të akuzuar për dosjen “5D”.
Enton Punavija dhe Albano Janku janë vendosur nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Posaçme, pas akuzave për korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.
Hetimet lidhen me tenderat dhe përfitimet nga kompania “5D” gjatë periudhës 2016-2022.