NASA ka njoftuar sot një valë shkarkimesh, duke përfshirë 23 punonjës, si pjesë e shkurtimeve të kërkuara nga administrata Trump.
Nga këta, është shkarkuar kryeshkencëtarja dhe këshilltarja e lartë për klimën, Catherine Calvin, e cila kishte kontribuar në raporte të rëndësishme të OKB-së për klimën. Zëdhënësja e NASA-s, Cheryl Warner, theksoi se këta punonjës mund të kenë mundësinë për pensionim të parakohshëm ose mund të ndjekin procesin “RIF” për reduktim të stafit.
Kjo është një pjesë e planit të shkurtimeve buxhetore që përfshin agjencitë federale të SHBA-së.