Myslym Zeneli është zgjedhur kryetar i komanduar i Bashkisë së Matit pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili pritet të kandidojë për deputet.
Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u miratua unanimisht dorëheqja e Malajt. Zeneli u zgjodh me 17 vota, duke mundur Flutura Bibën.
Ai siguroi se administrata do të vazhdojë me përkushtim për të ofruar shërbime dhe investime për qytetarët.