Një punonjës i policisë në Tiranë është arrestuar pasi drejtoi automjetin në mënyrë të parregullt dhe shkaktoi një aksident.
Ai përplasi një automjet Audi, ku drejtuesi i tij u dëmtua dhe mori trajtim mjekësor, por aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Pasi u krye verifikimi me testin e alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë kishte një nivel alkooli prej 0.62 mg/l.
Ai u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe materialet proceduriale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës.









