-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, prioritet për qeverisjen 2025-2029

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin e tij për qeverisjen 2025-2029 për infrastrukturën dhe transportin, duke përfshirë projekte kyçe për zhvillimin e këtij sektori.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me tre korsi dhe korsi urgjence në dy anët është një prioritet i madh për qeverinë e tij. Ai gjithashtu përmendi rëndësinë e zgjerimit të rrugës Milot-Lezhë-Shkodër si një “kusht dhe emergjencë” për zhvillimin e transportit rrugor në Shqipëri.

Berisha: Pra, nuk ka një vend të dytë në botë që të ketë përdorur infrastrukturën dhe projektet e saj për të vjedhur një komb, për të vjedhur një popull siç ka vepruar qeveria e Edi Ramës. Kjo është e vërteta. Sigurisht kjo praktikë do ketë një audit të thellë dhe ata të cilët kanë vjedhur dhe shpërdoruar 12 miliardë euro, ata do përgjigjen gjer në një para shqiptarëve për këtë shpërdorim të padëgjuar.

Projekti ynë është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për transportin rrugor. Nuk ka dyshim që ne do përfundojmë punët e nisura që nuk sosën kurrë nga këta. Milot-Lezhë-Shkodër është përparësi e të gjitha përparësive. Të gjithë ata që studiojnë fluksin e makinave, numri më i madh i tyre i hyrjeve në Shqipëri pas rrugës së Kombit është Muriqani dhe Hani i Hotit. Janë të fundit.

Bëhet e zhbëhet një tender se si të rriten çmimet Milot-Balldre.
Për ne, përparësi absolute ka së pari zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me tre korsi dhe korsi urgjence në dy anët. Së dyti, rruga Milot-Shkodër. Zgjerimi i kësaj rruge është kusht, është emergjencë sot. Natyrisht përfundimi në kohë i rrugëve që po u harrohet emri. Ato janë shumë të domosdoshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit