Kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër, më 14 mars, do të hapet qarkullimi në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, duke shkurtuar kështu distancën mes qyteteve.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Gati. Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bëhet lagjja e gjelbër e Tiranës”, duke publikuar një foto të tunelit.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, një për trafikun dhe një për emergjencën, me gjithsej 11 dalje.