-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Meta, burrë shteti! Braimllari shkoi të digjet brenda inceneratorit

Kryesoret

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi foli sot për listat dhe të ardhmen e saj pas shtatorit. E pyetur nëse është konsultuar Endrit Braimllari me ju pasi shkoi tek PS, Kryemadhi deklaroi se “Jo. Braimllarit i uroj sukses e në jetë. Para 6 muajsh kur fliste për inceneratorët nuk besoj se do shkoj të digjet edhe do shkojë të digjet te inceneratori.

Nëse kemi një deputet në lista të mbyllura sot detyra e tyre do jetë të shkojë në zonë. Duhet të punojnë shumë sepse për të dyja palët me lista të mbyllura do jetë e vështirë.

Dua ti bëj thirrje opozitës të ketë kujdes se vërtet Edi Rama ka vendos njerëz anonim, por mos harroni se administrata shtetërore krimi do shkojë drejt kutisë së votimit” tha ajo.

Tha se kishte menduar të kandidojë e pavarur por tani do të votojë Ilir Metën. “Kam pasur një plan të kandidoj e pavarur por duke ditur logjikën e Ilir Metës dhe duke parë rrethanat e Partisë së Lirisë.

Për Metën, nuk është dashuri shpirtërore është respekt politik. Pavarësisht marrëdhënies personale e cila është e mbaruar, në aspektin politik duhet të kuptoni se Monika nuk e nxjerr inatin në politikë. Politika është vlera. Kam respekt politik për Ilir Metën. Meta tregoi që është burrë shteti dhe jo frikacak që merr pjesë në lista të mbyllura” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit