-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë 4 ish-opozitarët që iu bashkuan Partisë Socialiste?

Kryesoret

Partia Socialiste ka përfshirë në listat e saj për deputetë disa emra që kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike. E para është Zamira Sina, dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Vlorës. Gjatë prezantimit të listave, drejtuesi politik i qarkut, Bledi Çuçi, theksoi se Sina kishte qenë mbështetëse e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Një tjetër është Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian. Sterjovski kishte kërkuar një vend në listën e hapur për Qarkun e Korçës, por pasi kërkesa e tij u refuzua nga PD, ai ka kaluar te PS.

Në listën e hapur të PS-së për deputetë është edhe ish-deputeti i PD-së, Alban Zeneli. Zeneli ka qenë deputet i PD-së gjatë legjislaturës 2013-2017, dhe tashmë do të garojë për një mandat të ri në PS. Po ashtu, edhe Endrit Brahimllari, ka vendosur të angazhohet pranë Partisë Socialiste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit