-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen reagimi i Toni Gogut pasi Rama e nxori jashtë

Kryesoret

Deputeti i PS-së, Toni Gogu ka reaguar pas lënies së tij në listën e hapur të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës. Gogu shprehu se ky angazhim nuk është thjesht një detyrë politike.

“Të dashur miq pa dallim feje, krahine dhe ideje, siç thuhet në Pezën tonë heroike.

Me përulësi dhe mirënjohje, falënderoj Kryesinë e Partisë Socialiste, Kryetarin Edi Rama dhe Drejtuesen Politike, Ogerta Manastirliu, për besimin dhe mundësinë për të vijuar këtë rrugëtim politik në shërbim të banorëve të Vaqarrit, Pezës, Ndroqit – ku banoj bashkëjetoj çdo ditë me hallet dhe shqetësimet e tyre – si dhe të gjithë qytetarëve të nderuar të Qarkut Tiranë.

Ky nuk është thjesht një angazhim politik, por mision i përditshëm përkushtimi për të çuar përpara punët dhe projektet që përmirësojnë jetën e njerëzve tanë, për të ndërtuar infrastrukturën që meriton çdo qoshe e Tiranës, qoftë në fshat apo qytet  dhe për të forcuar mbështetjen ndaj çdo familjeje, sipërmarrësi dhe të riu që beson tek e ardhmja këtu.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen! Së bashku do të vazhdojmë përpara, me punë dhe përkushtim” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit