Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga policia e Tiranës pas një operacioni të koduar “Ndalesa”.
Buçka ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.
Ai u arrestua në rrugën “Ali Demi”, pas informacioneve të marra nga rrugë operative. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.