Në kuadër të operacionit “Cave”, policia e Lezhës ka arrestuar Valentin Kovaçin, 33 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.
Ai u kap në një guvë në Kalasë së Lezhës, ku fshihej për t’u shmangur autoriteteve. Më 7 mars, një shtetase e ka kallëzuar se ai i vodhi çantën me dhunë dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan sende të dyshuara të vjedhura. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.