Për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet dhe Behar Bajri, së bashku me Astmer Bilalin dhe të dashurën e Safetit, Eria Aga, udhëtuan në orët e para të mëngjesit të 10 gushtit 2018 nga Tirana për në Shkodër.
Eria, e cila drejtoi një “Mercedes Benz CL” të bardhë, ka ndihmuar pas vrasjes në largimin e Astmer Bilalit drejt Tiranës. Bilali dyshohet të ketë qenë qitësi i krimit dhe pas ngjarjes, ai dhe Bajri larguan me shpejtësi.
Ndërsa, makina “Benz 220” ngjyrë gri, që u përdor nga Bajri dhe Bilali për të arritur në vendin e ngjarjes, është filmuar gjatë gjithë itinerarit. Vrasja u krye në një lokal, dhe një dëshmitar ka treguar momentin kur makina u dogj pas ngjarjes.