-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisionerja e BE-së nga Elbasani: Shpresoj që Shqipëria të bëhet shteti i 28-të i BE

Kryesoret

Komisionerja për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka dhënë një mesazh të fortë nga Elbasani, ku theksoi se Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm me reformat, por ka ende shumë punë për të bërë për të arritur anëtarësimin në BE.

Ajo shprehu shpresën se nëse vazhdohet me këtë ritëm, Shqipëria mund të bëhet shteti i 28-të i BE-së deri në vitin 2027. Kos u shpreh gjithashtu se dëshiron që Shqipëria të shënojë një tjetër sukses dhe të bëhet anëtare e BE-së shumë shpejt.

Ajo uroi shqiptarët për Ditën e Verës dhe shpjegoi arsyen përse vendosi dy verore: “Më thanë që këto sjellin fat, prandaj vura dy një për Shqipërinë dhe një për BE-në që të jenë fatsjellëse”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit