Në Lushnje, festimet për Ditën e Verës kanë nisur me aktivitete të ndryshme. Festa u hap me ndezjen e zjarreve tradicionale në sheshin qëndror të qytetit, simbolizues të largimit të dimrit dhe ardhjes së stinës së ripërtëritjes.
Një koncert i organizuar nga Qendra Kulturore e qytetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, i dha ngjyrë festimeve. Fëmijët e shkollave lokale morën pjesë me këngë dhe valle, duke shënuar fillimin e pranverës.
Gjatë aktivitetit, ata gjithashtu parakaluan nëpër rrugët e qytetit të veshur me maska karnavalesh, duke i dhënë një dimension të veçantë festës.