-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në burg e dashura e Safet Bajrit, dyshohet se ndihmoi Bilalin pas vrasjes së Licit

Kryesoret

E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago, është arrestuar nga SPAK në 26 shkurt me akuzën për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018. Ajo dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e Asmer Bilalit nga Shkodra në Tiranë, një ditë para ekzekutimit të Licit.

Edhe pse Ago është marrë në pyetje që në vitin 2018, arrestimi i saj ka ndodhur 5 ditë më pas nga arrestimi i Safet Bajrit, por është mbajtur në heshtje deri tani. Ajo ndodhet në spitalin e burgut, ku ka pranuar lidhjen e saj me Safetin dhe ka ankimuar masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm.

Në vitin 2020, Eria Ago u përmend në përgjime që çuan në arrestimin e Hermes Nikajt, i njohur si “Zogu i Tiranës”, në lidhje me një rrjet prostitucioni.

Ajo ka mohuar lidhjen me ngjarjen e vitit 2018, duke deklaruar se ditën e vrasjes së Licit ishte në Tiranë dhe jo në Shkodër, ndërsa prokuroria ka argumentuar se antenat celulare tregojnë se ajo ka qenë në Shkodër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit