Platforma sociale TikTok është në proces bllokimi në Shqipëri, me autoritetet që kanë kërkuar kompanive të internetit të marrin masa për të bllokuar IP dhe DOMAIN-in e saj.
Edhe pse vendimi për mbyllje ishte marrë për datën 13 mars, autoritetet njoftojnë se procesi mund të zgjasë deri në 10 ditë. Përdoruesit kanë filluar të përjetojnë vështirësi në përdorimin e platformës, duke treguar se bllokimi është në proces.
Vendimi për mbylljen e TikTok erdhi pas shqetësimeve për sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve, pas incidenteve të dhunës të lidhura me përdorimin e saj.
Qeveria shqiptare mori këtë masë pas konsultimeve me prindër dhe mësues, dhe vendimi mund të rihapet vetëm pasi kompania të sigurojë filtra për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme.