Trajneri i ri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Anglia do të përballet me Shqipërinë më 21 mars dhe Letoninë më 24 mars.
Për herë të parë janë thirrur dy mbrojtës të rinj, Dan Bërn dhe Skelli, ndërsa emra të njohur si Rashford, Henderson dhe Xhejms janë rikthyer në ekip.
Në sulm, Tuhel ka përzgjedhur Herri Kejn, ndërsa gjithashtu do të ketë hapësirë për Fill Foden dhe Dominik Solanke. Kajl Uoker, me 93 paraqitje për kombëtaren, është gjithashtu në listë, pavarësisht se ka shënuar vetëm një gol deri tani në kualifikueset evropiane.