Trajneri i Evertonit, David Mojes, ka njoftuar se sulmuesi kuqezi Armando Broja mund të jetë nesër në stol kundër Uest Hem, teksa ndeshja me Evertonin luhet në kuadër të Premier Ligës.
Mojes në konferencën për shtyp tha që 23-vjeçari pret minuta pas dy muajve që qëndroi jashtë fushave të blerta.
“Broja po përgatitet për rikthimin. Është pak si Jusef dhe Kolman, të cilët kanë pasur pesë ose gjashtë ditë të tjera stërvitje, ndërsa Broja sapo është kthyer në mesin e tyre. Ai sapo po afrohet, por shpresojmë se do të jemi në gjendje ta marrim atë në stol për ndeshjen e nesërme”, tha David Mojes.