Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 45-vjeçar, pasi ai u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor e arrestuan shtetasin Z. F., banues në Korçë, dhe materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.