Mijëra qytetarë janë duke protestuar në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.
Analisti i njohur serb Dushan Janjiç ka komentuar protestat masive antiqeveritare në Serbi. Sipas tij, Vuçiç ka marrë paralajmërime nga Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian.
“Secila viktimë me automatizëm i faturohet Vuçiçit dhe këtë ai e di”, ka thënë Janjiç.
“Ai aktualisht është duke e aplikuar një teknologji të ashtuquajtur të kalasë së mbyllur. Është e qartë se protestat qytetare dhe të studentëve ia kanë hapur masës rrugën, i kanë thyer çelësat e kalasë.
Ai nuk ka vizion se si të dalë nga kjo situatë” thotë Janjiç. Janjiç tha se Vuçiç ndodhet në një situatë të ngjashme me diktatorin rumun Nikola Çaushesku.
“Kjo i ngjan një skenari të Çausheskut (diktatori rumun që ishte rrëzuar dhe ekzekutuar në revolucionin e vitit 1989), vetë e ka futur vetën në këtë skenar. Kur ka ardhur në pushtet ai i ka përdorur turmat, demonstruesit, në këtë shesh e ka mbajtur mitingun e famshëm”.