Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni në takimin e “koalicionit të vullnetit” të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën tha se nuk sheh një botë në të cilën trupat italiane do të vendosen në Ukrainë.
“pjesëmarrja kombëtare në një forcë të mundshme ushtarake në terren nuk parashikohet”, tha Meloni.
Meloni ka konfirmuar edhe që Italia do të bashkëpunojë me partenerët evropianë dhe ato perëndimor.
Qeveria lëshoi një deklaratë duke thënë se Meloni “konfirmoi se Italia synon të vazhdojë të punojë me partnerët evropianë dhe perëndimorë dhe me Shtetet e Bashkuara për të përcaktuar garancitë e besueshme dhe efektive të sigurisë”.