-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën, nuk e besoja në fillim

Kryesoret

Bora Muzhaqi, kandidate për deputete në listën e mbyllur të Partisë Socialiste, ka ndarë eksperiencën e saj për nisjen e karrierës politike në Shqipëri gjatë një interviste në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Ajo ka përshkruar momentin kur u kontaktua nga PS, duke theksuar se në fillim nuk e besohej që do të kishte mundësi për të ndërtuar një karrierë politike në Shqipëri.

“Unë kam qenë studente ekselente në gjimnaz. Pastaj vendosa pas gjimnazit të iki jashtë. Shkova në Angli dhe aplikova në universitete atje, u pranova në katër universitete dhe nisa studimet për Ekonomi. Pasi përfundova masterin në Angli, dëgjova thirrjen tuaj për studentët që jetojnë jashtë. Më morën dhe më intervistuan për një pozicion te Ministria e Financave. Jam audituese ligjore në Shqipëri dhe në Angli. Pashë “Deputeti që duam” dhe mora pjesë. Në fillim nuk e besoja që portali do ishte i hapur. Kur mora telefonatën nga PS, u impresionova dhe thashë që Shqipëria po ndryshon. Tek pjesa e baltës, keni të drejtë, baltosemi shpesh. Unë kam shumë vite që jap kontribut në Shqipëri.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit