-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta kundër mbylljes së TikTok, Blushi: Damkosi Ramën si armikun më të egër të lirive

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka shprehur mirënjohjen ndaj të rinjve që protestuan sotne kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

Blushi shprehet se protesta kundër censurës ka damksour Edi Ramën. Ai nënvizon që me 11 maj rinia do ti prijë fitores së shumëpritur duke kthyer lirinë për të gjithë shqiptarët.

“Faleminderit me shpirt dhe të rejave dhe të rinjve të Shqipërisë për manifestimin e jashtëzakonshëm frymëzues në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të mendimit.

Protesta kundër Censurës damkosi sot Edi Ramën, si armikun më të egër të lirive, të drejtave e dinjitetit njerëzor dhe rinisë shqiptare.

Më 11 Maj, me votën masive për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore” rinia do t’i prijë Fitores së shumëpritur në mbarë vendin duke rikthyer Lirinë për të gjithë shqiptarët.”, shkruan Blushi në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit