-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ 19-vjeçarja plagos vëllanë e mitur, dërgohet në spitalin psikiatrik

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj të mitur, 7 vjeç. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e tyre, ndërsa 19-vjeçarja me iniciale B. M., është proceduar penalisht për veprat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Pas incidentit, ajo është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, vëllai i saj 7-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka nisur hetimet dhe ka referuar rastin në Prokurori, ku po zhvillohet procedimi përkatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit