Pas dy ditësh përpjekje intensive, forcat zjarrëfikëse arritën të shuanin flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe të madhe toke në malin e Moravës, Bashkia Devoll.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan rreth 80 persona, duke përfshirë zjarrfikës, punonjës të drejtorisë së shërbimeve publike, punonjës të pyjores, forca vullnetarë dhe banorë të fshatrave përreth.
Policia njoftoi se autori i zjarrvënies, një 46-vjeçar i identifikuar me inicialet A.O., është vënë nën hetim. Ai dyshohet se e ka ndezur zjarrin nga pakujdesia, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi.
Materialet janë referuar në Prokurori për procedim penal ndaj tij.