Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me stuhi të fuqishme ku të paktën 16 persona kanë humbur jetën.
Autoritetet në Missouri thonë se 10 persona kanë vdekur aty, tre në Arkansa dhe tre të tjerë në aksidente me makinë mes stuhive të pluhurit në Teksas.
Ndërkohë rreth 138 milionë njerëz janë në rrezik për shkak të motit të keq në shtetet qendrore dhe jugore të SHBA-së. Paralajmërimet për tornado janë vendosur në pjesë të Illinois, Missouri, Arkansas, Mississippi, Indiana dhe Kentucky.
Ndërsa në Missouri, ku u shpall një gjendje e jashtëzakonshme të premten parashikohet të arrijnë EF2 në shkallën e forcës së tornados, e cila kërkon shpejtësi të erës midis 113 mph dhe 157 mph.
Shërbimi amerikan i motit tha se në Christian County u raportua breshër në madhësinë e topave të bejsbollit. Dëbora deri në gjashtë centimetra pritet në Minesota perëndimore dhe në Dakotën Jugore në lindje të largët, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.