Një armë e specializuar zanore është përdorur kundër protestuesve në Beograd. Protestuesit duke mbajtur 15 minuta heshtje për viktimat që humbën jetën në Novi Sad, në një moment turma “ndahet në dysh” nga ajo që është quajtur si “topi zanor”.
Sipas ekspertëve ushtarakë, zhurma e fortë ishte shkaktuar nga një ‘top zanor’, një armë jo vdekjeprurëse që përdoret për të çorientuar dhe frikësuar turmat, shkruan N1.
Ky mjet është pjesë e arsenalit të sigurisë shtetërore serbe dhe është përdorur me qëllimin e qartë për të destabilizuar protestën paqësore. Një top zanor, i njohur gjithashtu si një armë akustike ose armë me energji të drejtuar, është një pajisje që lëshon valë të fuqishme zanore ose për të shkaktuar shqetësim fizik ose për të çorientuar individët.
Zvučni top na studente u toku 15 minuta ćutnje? pic.twitter.com/7XOFSUqOlh
— Mirko Topalovic official (@mirkotopalovic7) March 15, 2025