Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer paraditen e sotme në fshatin Gjorgoz në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha dhe duke krijuar vatra të reja.
Zjarri ka arritur pranë tokave të mbjella me ullinj, duke rrezikuar dëme të mëdha.
Për të shuar flakët, janë angazhuar disa automjete zjarrfikëse, por terreni malor dhe i vështirë po e bën ndërhyrjen të vështirë. Për momentin, zjarri është larg banesave, por autoritetet po punojnë intensivisht për kontrollimin e tij.