Një zjarr ka shpërthyer në një parkim nëntokësor në kantonin Aargau të Zvicrës, duke përfshirë 76 automjete, përfshirë një Lamborghini të shkrumbuar.
Dëmet materiale janë të rënda, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Shërbimet e zjarrfikësve thanë se garazhi ishte mbushur me tym dhe gjithçka ishte e mbuluar nga e zeza.
Autoritetet po hetojnë shkakun e shpërthimit të flakëve.









