Kristi Bixheku, 30 vjeçar, është ekstraduar nga Holanda dhe është sjellë në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, dhe për lidhje me grupin e strukturuar kriminal.
Bixheku dyshohet si autor i shpërthimit në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë më 31 dhjetor 2022. Ekstradimi u realizua pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Haga.