Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur pikëllimin e saj të thellë pas tragjedisë në Koçan, Maqedoni, ku humbën jetën disa dhjetëra të rinj.
Ajo ka ofruar ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit, duke shprehur forcë dhe kurajë për popullin dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe.
Postimi i kryetares së parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali:
Pikëllues lajmi mbi tragjedinë e tmerrshme në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën disa dhjetëra vajza e djem. Në këtë të dielë të trishtuar, jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur.
Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Forcë e kurajë popullit dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në përballimin e kësaj fatkeqësie të madhe.