Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën 51 persona në një diskotekë, familjarët e viktimave po përdorin rrjetet sociale për të kërkuar informacione për të afërmit e tyre.
Disa prej tyre kanë postuar foto të të rinjve dhe numra telefoni për të gjetur informacion nëse ata janë shtruar në spital apo ndodhen diku tjetër. Tragjedia ka shkaktuar një valë trishtimi dhe ka bërë që shumë njerëz të kërkojnë ndihmë dhe informacion për familjarët e humbur.