-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendosen lule në sheshin Skënderbeu në Shkup në nderim të viktimave të Koçanit

Kryesoret

Tragjedia në Koçan me 59 viktima dhe me rreth 155 të plagosur ka sjellë një shtrim të thellë.

Në qendrën e Shtipit shumë qytetarë kanë ndezur qirinjë si dhe kanë vendosur disa fotografi në nderim të viktimave. Ndërsa në Sheshin Skënderbeu në Shkup janë vendosur disa lule në nderim të viktimave.

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mixhiti ka njoftuar në rrjetin e tij social se janë vendosur lule për jetën e humbura nga tragjedia e Koçanit.

Mxhiti shprehet se lutjet dhe mendimet janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve.
“Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njëjtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!”, shkruan Mexhiti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit