Në Vlorë, rruga Kuç-Qeparo është bllokuar për shkak të erozionit të dherave dhe inerteve që kanë rënë në rrugë pas motit të keq.
Rruga është e pakalueshme, pasi janë grumbulluar sasi të mëdha dherash dhe gurësh, që bllokojnë qarkullimin e mjeteve.
Për ngjarjen janë njoftuar autoritetet qendrore dhe vendore të ARRSH-së, firma nënkontraktuese dhe Policia, të cilët po punojnë për marrjen e masave dhe zhbllokimin e rrugës.