12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kulluri në ‘5 Pyetje’: Zgjedhjet si referendum për listat e hapura

Kryesoret

Në emisionin “5 Pyetje” nga Babaramo, Edvin Kulluri ka shprehur shqetësimin e tij për sistemin zgjedhor dhe ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë një referendum për dy çështje kryesore: listat e hapura dhe lufta kundër oligarkisë politike dhe ekonomike.

Ai theksoi se partitë e reja duhet të bashkoheshin për të maksimizuar mandatet opozitare, duke i dhënë prioritet transparencës dhe programit politik konkret.

“Nuk e shikoj sesi Edi Rama rezulton fitues në zgjedhje. Patjetër që kodi zgjedhor ka një problematikë, dhe e mira do të ishte që të gjithë partitë e reja të ishin bashkuar. Kemi bërë një thirrje prej 4 muajsh, por nuk na është përgjigjur askush përveç zotit Shehi.  Megjithatë, secili sot është në fushatën e tij, kemi armët tona, integritetin, programin politik dhe propozime konkrete. Unë shikoj se këto zgjedhje do të jenë një referendum për dy çështje: për listat e hapura. Të gjithë ata që kemi zgjedhur në listat e hapura jemi koherentë për të çarë sistemin politik të kryetarëve. Në fund të fundit, është ajo që i hap rrugë oligarkisë politike dhe ekonomike, ku pushtetin e dominon kjo elitë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit