12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Do të ketë arrestime të tjera pas tragjedisë në Koçan

Kryesoret

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka paralajmëruar arrestime të tjera pas tragjedisë në Koçan, ku 59 persona humbën jetën. Deri tani janë arrestuar 13 persona, dhe 23 të tjerë janë nën hetim, me 11 prej tyre në masën e arrestit me paraburgim për 48 orë.

Toshkovski ka theksuar se klubi natës “Pulse”, ku ndodhi tragjedia, nuk kishte certifikatë për përdorimin e piroteknikës dhe nuk plotësonte asnjë kusht të kërkuar nga ligji për funksionimin e tillë.

“Ky objekt diskotekë, nëse më pyesni mua është stallë, ka funksionuar ashtu 15 vite me kriminalitet, korrupsion me ryshfet, i kundërligjshëm pas asnjë kusht. I lexova, asnjë kusht nuk është përmbushur që duhet me ligj të plotësohen. Të dyshuar janë 23 persona, prej tyre 11 janë në paraburgim. Të tjerët, me urdhër të Prokurorit publik do të ndërmarrim veprime gjatë ditës dhe nuk do të ndalemi këtu”, tha ministri i Brendshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit