Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me mësuesit e Lushnjës, ku foli për fushatën elektorale dhe kundërshtarët politikë.
Ai theksoi se Partia Socialiste është opsioni më i mirë për shqiptarët, duke ofruar mundësi për të rinjtë që të integrohen në jetën parlamentare. Rama ironizoi partitë opozitare që përpiqen të duken si parti të reja, por sipas tij, në thelb nuk janë.
“Partinë më të re e ofrojmë ne, ne japim mundësinë që të rinjtë kanë që të shkojnë në parlament, sepse parti të re me gjithë kushërinjtë dhe me babain në krye të listës mund të bëjnë çdo kush dhe të bërtasin jemi rinia e të shajnë mbarë e prapë njësoj si pleqëria. Në këtë moment historik Shqipëria nuk mund të lozi, sepse në është hapur një dritare e jashtëzakonshme.”