Kryeministri Edi Rama komentoi protestën e PD-së për mbylljen e TikTok-ut, duke e cilësuar atë të pakonceptueshme.
Ai njoftoi se platforma do të mbyllet plotësisht për 10-15 ditë, por për këtë proces është e nevojshme kohë. Rama shtoi se mbyllja e TikTok është një procedurë komplekse dhe nuk mund të bëhet menjëherë.
“Na jepni votën të çlirojmë TikTok, si mund të thërrasësh një forcë politike kalamajtë në protestë. Do hap TikTok dhe do mbyll SPAK. Kjo nuk është lojë. Ata që mendojnë djathtas duhet të kuptojnë që PD ju duhet si mjet për futjen në BE.
Mbyllja ka filluar, nuk është si mbyllje dritash që bën blackout, ditë pas dite gryka e tiktok do ndryshohet dhe në një periudhe 0 me 15 ditësh normalisht do të jetë blackout” , tha Rama.