Shtetet e Bashkuara nisën një valë sulmesh në jemen ku humbën jetën 53 persona mes tyre gra edhe fëmijë. Washingtoni tha se disa figura kryesore të Houthi ishin në mesin e të vdekurve por grupi nuk e ka konfirmuar këtë.
Udhëheqësi i Houthi Abdul Malik al-Houthi tha se militantët e tij do të synonin anijet amerikane në Detin e kuq për sa kohë që SHBA vazhdon sulmet e saj në Jemen.
Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Houthi, Anis al-Asbahi, raportoi se 53 persona ishin vrarë duke përfshirë “pesë fëmijë dhe dy gra” dhe se 98 persona ishin plagosur.
Që nga nëntori i vitit 2023, Houthi-t kanë vënë në shënjestër dhjetëra anije tregtare me raketa, dronë dhe sulme me varka të vogla në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Ata kanë fundosur dy anije, kanë kapur një të tretën dhe kanë vrarë katër anëtarë të ekuipazhit.