12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Ndryshimi i një sistemi taksash është vota për PD

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin për vështirësitë ekonomike që po përjetojnë familjet shqiptare.

Tabaku shprehet se shqetësimi kryesor i familjeve shqiptare është ekonomia dhe rritja e çmimeve. Ajo nënvizon se një familje shqiptare nuk ia del me 550 mijë lekë në muaj për të jetuar në Tiranë.

Deputetja thekson se për ta ndryshuar këtë sistem duhet që të votoni Partinë Demokratike. Sipas saj vota për Partinë Demokratike është edhe për Jorida Tabakun.

“Shqetësimi kryesor që ka kushdo sot – pensionist, shtresë e mesme, familjar apo i punësuar – është ekonomia. Është xhepi, është rritja e çmimeve.

A ia del dot sot një familje shqiptare me shpenzimet minimale prej 550 mijë lekësh në muaj, aq sa duhen për të jetuar në qytetin e Tiranës? A ia dalin dy pensionistë me këto të ardhura?

A ia del sot një familje e shtresës së mesme, me fëmijë, duke shtuar këtu kostot e tjera të jetesës, përfshirë arsimin, transportin, karburantin e rritur, ushqimet e shportës së rritura?

Kjo është ekonomia që ka krijuar dhe prodhuar qeveria socialiste në këto 12 vite. Këtë situatë do ta ndryshojmë me një sistem të thjeshtë taksash, me një ekonomi që punon për të gjithë dhe duke luftuar çdo ditë për më të mirën e familjeve shqiptare.

Kush është zgjidhja? Është ndryshimi i këtij sistemi. Është vota për Partinë Demokratike. Është vota për Jorida Tabakun!“, shprehet Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit