12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia me 59 viktima/ Ministri: Fishekzjarrët i sollën këngëtarët

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Pançe Toshkovski sot në një konferencë për media tha se nga biseda me një pjesëtar të grupit të DNK-së, është konstatuar se mjetet piroteknike janë sjellë nga grupi në diskon e tragjedisë në Koçan.

“Fatkeqësisht ka ndërruar jetë personi që ishte përgjegjës për shfrytëzimin e tyre. Në lidhje me mjetet piroteknike do të bëhet raport në gjykatë dhe më pas do të bëhet kërkesë në MPB, ku do të përcaktohet më tej nëse ato mund të ishin përdorur pa certifikatë. Në objekt janë konstatuar një sërë parregullsish të cilat i ka përmendur edhe prokurori publik”, theksoi Toshkovski.

Sipas Toshkovskit, disko ka funksionuar në një objekt, qëllimi i të cilit është industria e lehtë dhe jo shërbime hotelierie. Kishte vetëm dy zjarrfikëse për të gjithë klubin. Koncerti u mbajt “në të zezë” pasi nuk kishte marrëveshje me shkrim mes organizatorit dhe grupit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit