0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U takua me të birin para disa ditësh, ndahet nga jeta babai i Hashim Thaçit

Kryesoret

Babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçit është ndarë nga jeta pas një betejë të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spital dhe lajmi është konfirmuar nga djali i ish presidentit të Kosovës dhe nga kryetari i PDK-së Memli Krasniqi. Ai ka shprehur ngushëllimet ish presidentit Thaçi, familjes së tij dhe mbarë kombit shqiptar.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë.
Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë. U prehtë në paqe”, shkruan Krasniqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit